Lajmet e fundit

Brad Pitt ka folur rreth familjes së tij dhe sa fëmijë dëshiron t’i ketë më bashkëshortën Angelina Jolie.
Aktori 51 vjeçar ka treguar për The Telegraph se sa shumë fëmijë kishte ëndërruar që t'i ketë ai dhe aktorja.
“Dëgjoni, Angelina dhe unë kishim dëshirë të kishim shumë fëmijë, por ne kemi gjashtë tani”, tha Brad.
Aktori ka folur edhe për ëndrrën e një familje shumë të madhe kur ishte fëmijë dhe sa shpesh ishte nën shoqërinë e një kolegu – miku i cili kishte pesë vëllezër e dy motra.
“Ka qenë një gjë e jashtëzakonshme, dhe shumë lumturi. Nëna e tij përgatiste mëngjes për secilin prej tyre, nga vezët e deri tek petullat, e unë mendoja, kjo është gjëja të cilën unë e dua, një familje të madhe”, shtoi Brad.