Lajmet e fundit

Këngëtari Endrit Ademi të dielën ka lansuar projektin e tij të fundit “Haku Jem”.
Një këngë e punuar nga Yll Limani që ka bërë tekstin dhe muzikën, ndërsa orkestrimi nga Florent Boshnjaku, njofton Klan Kosova.
Klipin e ka realizuar produksioni ''Asha''.
Kënga “Haku jem” është një baladë që flet për tradhtinë e një vajze, me një fund tragjik.
Ky është videoklipi i parë në vitin 2018 për Endrit Ademin.