Lajmet e fundit

Virusi Zika, që përhapet përmes mushkonjave, mund të jetë edhe më i rrezikshëm se sa që është menduar, thonë shkencëtarët në Brazil, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Në intervistat dhënë për BBC-në, ata kanë thënë se Zika mund të jetë shkaktari i kushteve edhe më të rënda neurologjike.
Ratat e rritjes së infektimit nga Zika, në disa pjesë të Brazilit janë ngadalësuar, falë informacioneve të duhura për parandalimin e sëmundjes.
Mirëpo, kërkimet e studimet për një vaksinë kundër sëmundjes, janë ende në fazat fillestare.
Shumica e doktorëve dhe e kërkuesve mjekësorë, janë pajtuar se ka një lidhje të ngushtë në mes virusit Zika dhe Mikrocefalisë, anomali kjo me të cilën fëmijët lindin me koka abnormalisht të vogla, për shkak se truri nuk zhvillohet mirë.