Trupi i cili ndan Çmimin Nobel për Letërsi ka deklaruar që ka ndaluar tentativat për të kontaktuar këngëtarin amerikan Bob Dylan, në lidhje me shpalljen e fituesit për këtë vit, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
“Për momentin nuk jemi duke bërë asgjë” ka deklaruar Sekretarja permanente e Akademisë Suedeze, Sara Danius.
Dylan ende nuk ka komentuar për fitoren e çmimit prestigjioz javës që shkoi, si dhe ende nuk dihet në qoftë se do të marre pjese më 10 dhjetor, në ceremoninë e ndarjet së çmimit në fjalë.
“Në qoftë se ai nuk dëshiron të vij, nuk do të vij. Do të organizohet një ndejë mjaft e madhe në çdo rast, dhe çmimi i përket atij” ka thënë Danius.
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.