Lajmet e fundit

Dy muaj më parë të gjithë ishin të tronditur kur Kim Kardashian u mbajt në shënjestër dhe u grabit nga pesë persona të maskuar në dhomën e saj të hotelit, gjatë javës së modës në Paris, transmeton Klan Kosova.
Kim u traumatizua nga sulmi, i cili më pas e mbajti atë larg qendrës së vëmendjes për një kohë goxha të gjatë.
Një tjetër goditje për Kim-in tani është se policia franceze ende nuk janë afër për të gjetur burrat përgjegjës për sulmin.
Një burim i policisë ka thënë për US Magazine: “Dy muaj më radhë dhe ne nuk jemi as afër gjetjes së hajdutëve”. “Kjo mund të marrë një kohë të gjatë”.
Sulmi që i ndodhi Kim Kardashian-it, i shkaktoi një ndryshim psikik burrit të saj Kanye West, i cili edhe u shtrua në spital muajin e kaluar, pasi luftoi për të balancuar nevojën e tij për të mbrojtur gruan dhe dy fëmijët e tyre.