Lajmet e fundit

Enca është një nga këngëtaret më të pëlqyera dhe të ndjekura të momentit.
Ajo është në qendër të vëmendjes për projektet e saj por edhe për jetën private dhe fotot provokuese që publikon në rrjete sociale. Është shkruar shpesh duke u aluduar për marrëdhëniet e saj me meshkujt, edhe pse Enca nuk e ka pranuar asnjëherë që është në lidhje apo të zbulojë dicka më shumë, shkruan blitz.al. Pak orë më parë ajo ka publikuar një foto krah një mashkulli, duke buzëqeshur të përqafuar në dëborë. Enca e ka mbuluar me një emoji fytyrën e djalit, dhe në komente njerëzit kanë filluar të aludojnë se ndoshta ky është i dashuri i saj, ndryshe përse do ia mbulonte fytyrën?