Lady Gaga ka shfrytëzuar performancën e saj në Coachella këtë vikend për ta nderuar shoqen e saj e cila po lufton me kancerin.
Ajo ia dedikoi një version akustik të këngës Edge of Glory, shoqes së saj Sonja Durham, shkruan Metro, transmeton Klan Kosova.
“Shoqja ime Sonja është shumë e sëmurë, dhe unë e dua shumë, dhe nëse nuk e keni problem, do të doja ta këndoj këtë këngë për të”, tha Lady Gaga.
Ajo shtoi në mes të këngës:
“Më fal që nuk ndjehesh mirë. Ne të gjithë do të dëshironim që të ishe këtu me ne”, vijoi të thoshte Gaga.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.