Lajmet e fundit

Emma Stone nuk i fsheh ndjenjat e saj për Ryan Gosling.
Aktorja 29-vjeçare thuri lëvdata për yllin gjatë festivalit të filmit Telluride në Telluride, Kolorado.
‘Nuk mund të imagjinoja dot se si do të ishte jeta ime pa Ryan’, tha ajo duke e quajtur atë ‘mik të dashur dhe të mrekullueshëm’, transmeton Klan Kosova.
‘Ai është i veçantë. Kjo më emocionon. Ai është aq i talentuar, por është një person i mahnitshëm për të punuar me të, sepse ai është bashkëpunues në këtë proces. Ai më ka mësuar shumë për të qenë më të vërtetë bujare’.