Lajmet e fundit

Emisari gjerman për Ballkanin, Ernst Reichel do të vizitojë sot Kosovën.
Reichel kishte kritikuar veprimet e opozitës në Kuvendin e Kosovës duke pyetur VV, AAK e NISMA se pas gazit çfarë armësh do të përdorin në Parlament.
Ai gjithashtu kishte thënë se në demokraci politikat ndryshohen vetëm duke bindur votuesit për të fituar zgjedhjet e radhës duke pyetu edhe se çfarë armë do të pasojnë pas gazit lotsjellës, transmeton Klan Kosova.
“Me çfarë justifikimi beson opozita që mund t’ia imponojë vullnetin e saj një qeverie të zgjedhur në mënyrë demokratike që përfaqëson shumicën e votuesve?”, kishte shkruar Reichel në Facebook.