Lajmet e fundit

Një delegacion nga Emiratet e Bashkuara Arabe do të vizitojë nesër Kosovën, vizitë kjo që vjen pas nënshkrimit të një donacioni prej 22 milionë euro për ndërtimin e një Spitali të ri Pediatrik-Kirurgjik në kuadër të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, transmeton Klan Kosova.
Delegacioni arab do të pritet nga Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, njofton departamenti i njoftimit të presidentes.
Pas takimit, Presidentja Jahjaga dhe delegacioni i Emirateve të Bashkuara Arabe do të vizitojnë vendin ku do të ndërtohet Spitali i ri.