Lajmet e fundit

Njohësja e çështjeve evropiane, Donika Emini, e ka komentuar takimin e sotëm të Albin Kurtit me përfaqësuesit e Listës Serbe, duke thënë se me këtë veprim i pari i VV-së në njëfarë mënyre edhe po i bën presion LDK-së.
“Ky takim ishte surprizë, sepse Albin Kurti është ai që gjatë fushatës në mënyrë eksplicite ka thënë që ‘nuk do të bëhet qeveria me Listën Serbe’, edhe pse vetë kushtetuta të obligon t’i kesh minoritetet, pra ndoshta ka qenë deklaratë populiste. Vet si premtim ka qenë pak si i ekzagjeruar”.
“Është përmendur non-stop që ka për t’u formuar një qeveri pa ta, por sot po shihet që jo vetëm se do të jenë pjesë e qeverisë, por edhe më të fortë sepse tani i është rritur pazari. Veçse kanë lëvizur parimet pak, por është diçka ende brenda logjikës”.
“Vetëvendosje po bën presion ndaj LDK-së. Ai tani i bie partisë së Isa Mustafës dhe topi është në fushën e tyre, sepse VV po e vendosë para aktit të kryer duke i thënë se ‘ne jemi marrë vesh me minoritetet, tani pritet vetëm prej juve’”.
“Të dy partitë nuk i besojnë njëra-tjetrës. Edhe nëse kemi koalicion, ai nuk do të jetë stabil”.
“Palët janë tepër te polarizuara. Veçse e kanë tensionuar procesin e krijimit të koalicionit. Megjithatë unë mendoj që do të bëhet marrëveshja midis tyre sepse kostoja do të jetë e madhe. Të dy partitë do t’i kenë implikimet e njëjta sepse e kanë pasur rastin për të qeverisur - i fiton zgjedhjet, të ka dhënë qytetari mandatin dhe nuk e shfrytëzon si të tillë - dhe kjo mund t’i kushtojë në vota të elektoratit në të ardhmen”.
“E shoh si shumë të zorshme periudhën që vjen për Kosovën, kur veçse jemi afër marrëveshjes Kosovë-Serbi”.
Ndërkaq në lidhje me vizitën e Borell në Kosovë, ajo u shpreh se pavarësisht qëndrimeve të tij në lidhje me pavarësinë e Kosovës, zyrtarët tanë shtetërorë nuk duhet ta refuzojnë takimin me të.
“Nuk besoj që është hapi i duhur të veprohet me këtë periudhë”.
“E dimë që Borell është kundër pavarësisë së Katalunisë dhe në mënyrë eksplicite e ka kundërshtuar edh pavarësinë e Kosovës. Ata nuk e kanë për shkak të Serbisë ose diçka tjetër, por për shkak të ndërhyrjes se NATO-s në Kosovë. Po ashtu është i njohur fakti që dalin diplomatë spanjollë nga salla e takimeve kur hyjnë zyrtarë të Kosovës nga takimet jashtë vendit, por megjithatë mendoj se duhet me u taku me përfaqësuesit e BE-së”.