Lajmet e fundit

Modeles shqiptare Emina Çunmulaj po i pëlqen shumë vetja shtatzënë.
Këtë ajo e ka bërë të ditur me postimin e një fotografie të saj në Instagram, ku shihet me një fustan të bardhë dhe duke e mbajtur dorën tek barku i fryrë.
“Përshëndetje #31 javëshe. Nuk më besohet që vajza ime e vogël do të jetë këtu shumë shpejt. Jam aq e emocionuar. #ditariishtatzënisë #nënëeardhshme #ështëvajzë #mëpëlqentëjemshtatzënë”, ka shruar ajo në përshkrimin e kësaj fotografie, transmeton Klan Kosova.