Lajmet e fundit

Burri i Emina Çunmulaj, milioneri Sam Nazarian e lazdron goxha si shumë modelen.
Ai pothuajse çdo javë i bënë asaj surpriza nga më të ndryshmet, dhe Emina nuk përton fare dhe të gjitha këto i ndan me ndjekësit e saj në rrjetet sociale.
Edhe këtë të premte Nazarian i ka bërë një befasi Eminës, transmeton Klan Kosova.
Modelja shqiptare Emina Çunmulaj, ka postuar një fotografi në Facebook ku shihen disa lodra përreth saj.
Ajo ka bërë me dije që këto dhurata janë bërë nga burri i saj dhe se gjinia e bebes është vajzë.
“Kur hyn ne shtepi dhe te pret surprisa nga burri ❤? #itsagirl”, ka shkruar Emina në Facebook.