Modelja shqiptare me famë ndërkombëtare, Emina Çunmulaj, duket se e ka bërë një veprim që jo shumë gra e kanë guximin ta bëjnë.
Ajo ka prerë shumë shkurtë flokët e saj shumë të gjatë që edhe e kanë karakterizuar atë.
Vet Çunmulaj ka postuar një fotografi në llogarinë e saj në Instagram duke treguar kështu ndryshimin drastik që ka guxuar ta bëjë në flokët dhe pamjen e saj.
“Liria vjen në forma të ndryshme”, ka shkruar ajo në postimin ku ka falënderuar edhe stilistët e saj, njofton Klan Kosova.
https://www.instagram.com/p/BxZ7BCuHp5E/
Modelja me prejardhje shqiptare që ka ngjitur pasaralet më të njohura nëpër botë ndan me fansat e saj në Instagram shumë nga përditshmëria e saj si nënë e dy vajzave të vogla.
Së fundmi, ajo kishte treguar disa herë se është lodhur nga flokët e saj të gjatë të cilët kishte paralajmëruar se do t’i presë.
Duket se Emina Çunmulaj kur thotë diçka edhe e bën atë!
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.