Lajmet e fundit

Ministrja e Administrimit të Pushtetit Lokal, Emilija Rexhepi, sot priti në zyrën e saj Kryetarin e Komunës së Mamushës, Abdulhadi Krasniq, me të cilin diskutuan për sfidat dhe gjendjen me të cilën po përballet komuna e Mamushës.
Në bashkëbisedim me ministren, Krasniqi theksoi nevojën e ofrimit të ndihmës dhe mbështetjes nga ana e MAPL-së.
Ministrja theksoi se brenda kompetencave të ministrisë, në të mirë të të gjithë qytetarëve, në këtë rast, qytetarëve të komunës së Mamushës, do të gjej një mënyrë për të ndihmuar këtë qeverisje lokale, ku dhe me ç’rast aktiviteti i saj i parë, do të jetë vizita e kësaj komune me shumicë turke.
Gjithashtu, në përfundim të takimit, Rexhepi theksoi edhe një herë se MAPL-ja është gjithnjë e gatshme, si për komunën e Mamushës, e po ashtu edhe për të gjitha komunat e Kosovës.