Lajmet e fundit

Ylli i Game of Thrones, Emilia Clarke, gjatë një interviste për revistën Marie Claire është shprehur se vetëm një herë gjatë karrierës ka provuar ta kërkojë emrin e saj në Google, dhe nuk do të ndodhë më, pasi sipas saj mund të jetë e dëmshme.
“Më kujtohet kur fillova të bëhem e famshme dhe kur për herë të parë nisi çdo gjë, unë e kërkova emrin tim në Google, pasi jam shtyer nga instinkti dhe kurioziteti. Por, ajo ishte hera e pare dhe e fundit, sepse nuk do të ndodhë më kurrë”.
“Të duhet vetëm një person që thotë: Ajo është një e përdalë dhe e trashë, dhe ty të ngulitet në kokë sikur ajo gjë të ishte e vërtetë”, është shprehur aktorja.