Lajmet e fundit

Një qytet në Gjermani ka ndaluar disa emigrantë meshkuj që të hynë në një pishinë publike për aryse se shumë gra janë ankuar për ngacmim seksual.
Një zyrtar në Bornheim është shprehur se këtyre azil-kërkuesëve do u ndalohet hyrja derisa të mësohen se këto sjellje nuk janë të pranueshme, transmeton Klan Kosova.
Ky veprim ka ardhur pas qindra sulmeve seksuale në Këln dhe në qytete të tjera gjermane në natën e Vitit të Ri.
Këto sulme i kanë kryer meshkujt nga Arabia dhe Afrika Veriore dhe menjëherë pas këtyre ngjarjeve shumë gjerman kanë ngritur zërin kundër fluksit të emigrantëve.
Vetëm në Gjermani më shumë se 1.1 milionë emigrantë kanë kërkuar azil në vitin 2015-të.