Lajmet e fundit

Deri në 4000 emigrantë janë evakuuar nga kampi Moria në ishullin grek Lesbos, pas një zjarri të madh i cili shkatërroi tenda të parafabrikuara.
Nuk është raportuar për viktima, dhe disa emigrantë tani janë lejuar të kthehen në kamp, transmeton Klan Kosova.
Policia po heton nëse zjarri ishte i qëllimshëm, por një punëtor i ndihmës tha se ka filluar pas një mosmarrëveshje të ushqimit.
Janër afër 5,600 refugjatë aktualisht në Lesbos, sipas OKB-së, por ishulli ka kapacitet vetëm për 3,600.
Zjarri shkatërroi 30% të kampit, sipas Aris Vlashopoulos, një punëtor i ndihmës me bamirësi zvicerane SAO.
"Njerëzit tani po kthehen në kamp. Por numri më i madh i refugjatëve janë tashmë në rrugë, duke fjetur jashtë," shtoi ai.