Lajmet e fundit

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, së fundi kishte thënë se Neymar do ta kishte shansin më të mirë që ta fitonte Topin e Artë nëse do të vinte te Real Madridi.
Ndërkaq nuk ka vonuar, dhe trajneri i skuadrës ku luan Neymar, Unai Emery, i ka kthyer përgjigjien bosit të madrilenëve.
“Ndoshta [Florentino Perez] do të dëshironte që ta ketë atë te Real Madridi, por ai është këtu në PSG”, tha Emery në konferencë për shtyp të premten.
“Jam i bindur që Neymari do t’i arrijë objektivat e itj, së pari të klubit, e pastaj ato individuale”.