Lajmet e fundit

Vlora Hyseni është emëruar të mërkurën zëvendësdrejtoreshë e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI).
Ajo u emërua për një mandat pesëvjeçar nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj.
Ajo është eksperte dhe njohëse shumë e mirë e marrëdhënieve ndërkombëtare, ndërsa flet disa gjuhë të huaja.
Vendimi për emërimin e saj në këtë post ka hyrë në fuqi nga dita e djeshme dhe i është dërguar komisionit të Kuvendit të Kosovës për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencës.