Lajmet e fundit

Janë votuar kandidatët për prorektorë që vet rektori i ri i Universitetit “Hasan Prishtina”, Marjan Dema ka kërkuar t’i ketë afër vetes, njofton Klan Kosova.
Me shumicë të votave pesë profesorët e Universitetit të Prishtinës, morën titullin e prorektorit.
Dema tha se bashkëpunëtorët e tij u mundua t’i përzgjedhë sipas disa kritereve të rëndësishme.
Kandidatët e emëruar në këto poste janë Naser Sahiti, prorektor për mësimdhënie, Myrvete Badivuku, për financa, Afrim Hoti, për marrëdhënie ndërkombëtare,Teuta Pustina Krasniqi, për cilësi dhe prorektor për kërkime shkencore është Faton Berisha.
Kronikë nga Dafina Jegeni.