Lajmet e fundit
Kjo është ekspozita e katërt më radhë personale e artistes Vesa Govori- Hapciu e cila gjithë këtë vepër arti do ta sjellë për artdashësit me 20 maj në Cyrih të Zvicrës.

Para dy viteve u planifikua një ekspozitë e quajtur ‘’ Embrion’’ nga artistja nga Kosova, Vesa Govori- Hapciu.
Gjatë kësaj periudhe realizoi punime të ndryshme, deri në arritjen e qëllimit të cilin ajo e dëshironte.
Vesa Govori-Hapciu thotë që nga vetë natyra jam impulsive e gjithashtu ekspresive, andaj me këto punime ajo shprehu të brendshmen dhe patjetër që punimet e saj janë paraqitur edhe me ngjyrat më të zjarrta duke filluar nga ngjyra e verdhë, portokalli dhe e kuqja si më dominuesja.
Inspirimi për secilën ekspozitë të punuar i vjen nga rrethi ku jeton dhe nga vetja, e ideja për këtë vepër të fundit i erdhi kur ajo u bë nënë.
Artistja tregon se nga cikli ‘’ Embrion’’ do të prezantohen gjithësej 30 punime të dimensioneve të ndryshme.
Kjo është ekspozita e katërt më radhë personale e artistes Vesa Govori- Hapciu e cila gjithë këtë vepër arti do ta sjellë për artdashësit me 20 maj në Cyrih të Zvicrës.
“ Prej ekspozitave personale duke e konsideruar edhe këtë të Zvicrës është ekspozita e katërt me radhë jashtë Kosovës. Pra duke marrë parasysh se të gjitha ekspozitat i kam pasur jashtë vendit si Zader-Kroaci, Shkup–Maqedoni, Zagreb–Kroaci dhe në Zvicër ” u shpreh Vesa Govori- Hapciu.