Në një furrë buke në qytetin perëndimor gjerman të Dortmund, po gatuan ëmbëlsira në formë shiringe për të promovuar vaksinën anti-COVID.
Kjo nuk është hera e parë që kjo furrë ka shitur të tilla gjëra që përputhen me koronavirusin. Vitin e kaluar, ata kanë gatuar letra të tualetit.
Me vaksinimin që po kryhet tani në shumë vende të botës, zyrtarët e shëndetit publik janë të shqetësuar se kundërshtimi për ilaçet e reja do të ngadalësojë marrjen e vaksinave të krijuara për t’i dhënë fund një pandemie që ka marrë rreth 2 milionë jetë dhe ka shkatërruar ekonominë globale, transmeton Klan Kosova.
“Së pari ne ishim pak skeptikë nëse kjo ëmbëlsirë do të ishte e duhur. Por pastaj ne e bëmë atë. Sepse edhe për ata që refuzojnë vaksinën, është qesharake. Është një vaksinë pa ndonjë efekt anësor dhe përveç kësaj, mund të kthehesh dhe të marrësh një tjetër sepse është shumë e shijshme”, tha pronari i furrës.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.