Elvis Presley ka thyer të gjitha rekordet për më së shumti albume të ranguara në vendin e parë nga një solo artist, transmeton Klan Kosova.
Albumi i këngëtarit të ndjerë, “The Wonder Of You” ka mundur në garë Lady Gaga dhe Michael Buble, kështu duke e shndërruar të 13-tin album me radhë në krye të listës.
E veja e tij Priscilla Presley ka deklaruar për kompaninë Official Charts, që Prisley do të ishte shumë falënderues për këtë arritje.
“Jam shumë krenare për gjithçka që ai ka arritur dhe shumë falënderuese ndaj fansave britanik që po e mbajnë trashëgiminë e tij të gjallë, përmes mbështetje së tyre” ka thënë Priscilla Presley.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
A
SHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.