Lajmet e fundit

Pas më shumë se një muaji në heshtje, Elvana Gjata u lajmërua dje por vetëm në rrjetin social Instagram.
Ajo fillimisht është parë duke ndjekur Erion Veliajn dhe më disa njerëz të tjerë.
Mirëpo, tani llogaria e saj në këtë rrjet social nuk figuron më.
Nëse nuk e dini, emri i këngëtares u përfshi në vrasjen e 4 tetorit në ish-bllok në qendër të Tiranës.
Mediat në Shqipëri fillimisht thanë se vrasja u bë për shkak të një ngacmimi por më pas rezultoi tjetër gjë.
Një person ka mbetur i vdekur dhe dy të tjerë janë lënduar gjatë asaj nate, njofton Klan Kosova.