Lajmet e fundit

Bashkëpunimit disavjeçar në muzikë mes Elvana Gjatës dhe Flori Mumajesit duket se i ka ardhur fundi. Lidhja më e fortë e showbizzit, e shoqëruar me shumë hite muzikore, por edhe me thashetheme për një histori dashurie mes tyre, duket se është ndërprerë pas klipit “Lejla”, e kompozuar nga Mumajesi, por i realizuar si produksion në një studio muzikore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Të dy artistët, në intervistat e tyre kanë folur gjithmonë për ekzistencën e një dashurie artistike më shumë se njerëzore, madje i kanë dedikuar shpesh publikisht fjalë të ndjera njëritjetrit.
Po cila është paskuinta e historisë së këngëtares me kompozitorin e saj, liderin e studios “Threedots”?
Hera e fundit që Elvana përmendi emrin e Florit publikisht ishte në muajin prill, ku thashethemeve për histori dashurie dhe ortakëri të disa bizneseve, Elvana iu përgjigj: “Po e vërtetë, por jemi në marrëdhënie të komplikuar”. Artistët kishin investuar paratë për biznese të përbashkëta, një hap që pritej t’i paraprinte zyrtarizimit të lidhjes së tyre, por që realisht ka ndodhur e kundërta. Në darkën private të stilistit nga Kosova, Valdrin Sahiti, Elvana si përfaqësuese e filialit të dyqanit të veshjeve “Altar” në Tiranë, ishte dhe mikpritësja e 14 grave të përzgjedhura të Sahitit
Gjatë darkës ku do të prezantohej koleksioni më i ri i tij, me titull “La Belle Epoque”, në një moment kulmimant, ajo mori mikrofonin për të imituar disa nga këngëtaret e njohura. Kur erdhi momenti për të imituar Orinda Hutën me këngën e saj “Të dua”, Elvana rrëfeu se ka qenë pikërisht Orinda që e çoi për herë të parë në ambientet e “NRG”, ku e prezantoi me kompozitorin me të cilin ajo tha se kishte bashkëpunuar.
Elvana jo vetëm që nuk ia përmendi emrin Flori Mumajesit, por e cilësoi një ishbashkëpunëtor, që do të thotë se ata tashmë nuk janë më si dikur.
“Kam pasur një shoqe unë kur kam qenë e vogël, filluam bashkë te NRG Radio. Në fakt, ishte ajo e cila më çoi aty, pasi punonte përpara meje me kompozitorin që unë kam punuar prej vitesh, dhe më tha: ”Hajde se do të tregoj një këngë që kemi bërë ne. Dhe ajo quhet Orinda Huta”, shkruan Panorama Plus, transmeton Klan Kosova.