Lajmet e fundit

Kënga më e re e Elvana Gjatës, e cila ditëve të fundit është përfshirë në një skandal kriminal dhe po kërkohet nga policia e Shqipërisë, u publikua nga bashkëpunëtori i saj, Poo Bear.
Është producenti amerikan ai që e ka lansuar këtë projekt muzikor me titull “Shade”, i cili është punuar dhe xhiruar kohë më parë.
Ky është bashkëpunimi i dytë ndërkombëtar i këngëtares nga Shqipëria. Para gjashtë muajsh ajo kishte sjellë edhe një këngë me reperin e famshëm amerikan, Ty Dolla $ign.