Lajmet e fundit

Mbreti i popit, Elton John është parë në Disneyland të shëtisë me familjen e tij, në karrige me rrota. “The Sun” raporton se ai ka dëmtuar kyçin e këmbës dhe nuk ka dashur që t’a përkeqësojë, prandaj ka lëvizur në një karrige me rrota.
68-vjeçari, së bashku me bashkëshortin e tij, David Furnish e kanë ndërmarrë këtë udhëtim pasi i kishin premtuar prej kohësh djalit të tyre të madh, që do shkonin në Disnayland.
Zachary, djali i John dhe Furnish festoi ditëlindjen e tij të pestë, ditën e Krishtlindjeve.
Elton John dhe David Furnish bënë publike lidhjen e tyre në vitin 2005, dhe janë prindër të dy djemeve, Zachary 5 -vjeç dh Elijah 2-vjeç./tvklan.al