Sir Elton John ka pësuar një infeksion bakterial, potencialisht vdekjeprurës gjatë një turneu, duke e detyruar atë të kalonte dy netë në kujdesin intensiv dhe të anulonte koncertet në SHBA, thotë menaxhmenti i tij.
Këngëtari u sëmur në fund të një turneu në Amerikën e Jugut javën e kaluar, duke kërkuar që ai të kthehej në Britani të Madhe për trajtim urgjent, transmeton Klan Kosova.
Nëntë koncerte që do të organizoheshin në Las Vegas dhe Kaliforni gjatë dy javëve të ardhshme janë anuluar.
Sir Elton tani është duke qëndruar në shtëpi.
Një deklaratë nga menaxhmenti i tij u tha se lloji i infeksioneve ishte ‘i rrallë dhe potencialisht vdekjeprurëse’.
●●●
NLSHKRIMI NGA
N LL
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.