Biznesmeni Elon Musk ka thënë se ekipi ligjor i Twitterit e ka akuzuar atë për shkelje të një marrëveshjeje për moszbulim të të dhënave të disa përdoruesve të kësaj platforme.
Shefi ekzekutiv i makinave elektrike Tesla ka theksuar se këta zyrtarë të Twitterit ishin ankuar për 100 llogari, për të cilat thanë se Musk e kishte shkelur marrëveshjen që e kishin me ta.
Musk, të premten, ka shkruar në Twitter se marrëveshja e tij prej 44 miliardë dollarësh për të privatizuar Twitterin ishte "përkohësisht në pauzë", ndërsa ai pret të dhëna për përqindjen e llogarive false në Twitter.
Ai tha se ekipi i tij do të testonte "një mostër me 100 përdorues" në Twitter për të identifikuar nëse ka robotë.
Sipas Musk, ky sqarim i tij ka shkaktuar që të marrë një reagim nga ekipi ligjor i Twitterit, shkruan CNN, transmeton KlanKosova.tv.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.