Lajmet e fundit

Këngëtarja Ellie Goulding ka lansuar videoklipin e saj më të ri “On My Mind” në festivalin e “Apple Music” në Londër.
Goulding ka argëtuar të gjithë të pranishmit derisa u shfaq në skenë me shumë energji duke ngritur gjithë publikun në këmbë , transmeton Klan Kosova.
Kjo këngë që ishte paralajmëruar nga këngëtarja ditë më parë, madje ishte publikuar edhe një foto shumë provokuese e ballinës së albumit u mirëpritu shumë mirë.
Madje, ylli i hitit “Love Me Like You Do” u shpreh se për të ky kthim në Londër është një ndjenjë e veçantë.
Ky festival nisi me këngën “Outside” që është në bashkëpunim me Calvin Harris ndërsa vazhdoi me këngë të tjera si “Goodness Gracious”, “Starry Eyed” etj.