Lajmet e fundit

Ellen DeGeneres dhe Diane Keaton po i urojnë të gjithëve festën e “Ditës së Nënave” përmes një promoje për filmin e tyre “Finding Dory”.
Derisa Ellen është zëri i njohur i Dory-t, Diane e luan karakterin që nuk e kemi takuar ende – nënën e Dory-t.
“Do të dëshironim t’i urojmë të gjithëve festën e vajzave”, tha Ellen duke bërë shaka, para se të korrigjohej nga “nëna” e saj Diane.
“Finding Dory” është planifikuar që të dalë në kinema me 17 qershor, transmeton Klan Kosova.