Lajmet e fundit

Kjo ishte një intervisatë për të kuptuar se si Kanye West do ta dekoronte Shtëpinë e Bardhë dhe se cili është plani për emrin e fëmijës së ardhshëm të çiftit West-Kardashian.
Por njëri nga momentet më të ëmbla të prapaskenës së kësaj interviste ishte kur dyvjeçarja North West ka luajtur me prezantuesen e famshme Ellen DeGeneres, transmeton Klan Kosova.
Fotografinë nga ky moment i bukur mes dy të famshmeve, njëra 2 vjeçare e tjetra 57 e ka publikuar nëna krenare Kim Kardashian.
Në fotografi shihet Ellen duke e mbajtur në dorë lodrën “poni” të North-it, e cila po ia krihte kësaj lodre flokët.
Gjatë intervistës Kim ka treguar se po i pëlqen shumë emri Easton për djalin e saj.
“Më pëlqen emri Easton”, ka thënë 34 vjeçarja, “Nuk mendoj se bashkëshortit tim i pëlqen ai emër, por mua po”.
Por në fund ylli i famshëm i shfaqjes televizive “Keep Up With the Kardashians”, ka thënë se ende nuk kanë marrë vendim se cili do të jetë emri i fëmijës së dytë.
“Do ta mendoj kur të jem 8 muajshe”, është shprehur ajo. “Kështu qe kam edhe një muaj para”.