Lajmet e fundit

Ministrja në detyrë e Arsimit, Hykmete Bajrami, ka pranuar sot donacionin prej 460 laptopëve nga “Elkos Group-ETC”, me pronar Ramiz Kelmendin, të cilët do t’iu shpërndahen fëmijëve në nevojë nëpër të gjitha komunat e Kosovës për realizimin e mësimit në distancë.
Bajrami, me këtë rast, theksoi se ky donacion është shumë domethënës, në këtë kohë të pandemisë, kur MAShTI ka punuar shumë që të ofrojë mësim në distancë, e megjithatë në mungesë të pajisjeve, disa prej familjeve nuk kanë pasur mundësi që ta përcjellin.
Ajobëri të ditur se kompjuterët do të tërhiqen nesër nga komunat në depot e “Elkos Grup-ETC”, pasi që komisioni i formuar tashmë nga MAShTI në bashkëpunim me “Elkos Grup” dhe DKA-të të caktojë kriteret dhe të përgatitet lista se sa kompjuterë do të shkojnë në secilën komunë.
Ministrja në detyrë e Arsimit theksoi se me gjithë këtë donacion shumë të rëndësishëm, numri i fëmijëve që nuk mund ta ndjekin mësimin në distancë për shkak të mungesës së pajisjeve teknologjike është më i madh.