Lajmet e fundit

Për të i shërbyer si një guidë turistike për turistët e huaj që ta njohin sa më mirë perlën e Ballkanit, aktorja Eliza Dushku ka ftuar fansat e saj që të i bashkohen në udhëtimin për ta zbuluar Shqipërinë.
Ndërsa ideja për këtë gjë madhëshotre që Eliza do të bëjë, ishte nga dëshira e saj për ta njohur më mirë vendin e prejardhjes së saj shkruan Euro Tv Palace, përcjellë Klan Kosova.
Gjithësesi patjetër që Eliza Dushku, nuk do të bëjë gjithë këtë rrugëtim me fansat e saj, pa shoqërinë ë të vëllait të saj Nate, kolegun e saj Blerim Destanin e gjithashtu nuk do të i mungoi as edhe një njeri për të fotografuar të gjitha ngjarjes dhe bukuritë e vendit të mëmës Shqipëri, që do të jetë edhe Fadil Berisha.
Të gjithë së bashku do të realizojnë ëndrrën ku do të prekin tokat e 50 qyteteve në katër shtetet ku frymon populli shqiptar, ndërsa në vazhdën e këtyre të fundit përvec Maqedonisë, Shqipërisë, e Malit të Zi aty përfshihet edhe Kosova, njofton EuroTvPalace.