Lajmet e fundit
Elis Bakaj do të nisë në muajin qershor aventurën izraelite, duke u bërë kështu lojtari i tetë shqiptar që do të luajë në “Tokën e shenjtë”.

Më parë kanë luajtur në Izrael: Viktor Paço, Adrian Aliaj, Ismet Manushi, Amarildo Zela, Elvin Beqiri; Besart Abdurahimi dhe Hamdi Salihi, me këtë të fundit që arriti t’i garantojë skuadrës së tij, Hapoel Haifa, mbijetesën në Liga Ha’Al.
Sulmuesi 27-vjeçar i Tiranës, sipas shtypit hebre, do të zëvendësojë sulmuesin nigerian Toni Nëakaeme (26 vjeç), që pritet të largohet te Hapoel Be’er Sheva.
Trajneri Hapoel Ra’anana, Haim Silbas, ishte në Shqipëri ku e ndoqi në aksion Bakajn gjatë ndeshjes Partizani-Tirana (2-2), me Bakajn që shënoi dy golat për bardheblutë dhe përmend faktin, se ai ka shënuar 14 gola këtë sezon. “Silbas kishte mbetur tepër i impresionuar nga Bakaj”, shkruante gazeta Israel Ha’jom”.
Gjatë një interviste për Sportal.al, Hamdi Salihi, i cili në Izrael ka luajtur për dy skuadra: Hapoel Acre dhe Hapoel Haifa, tha se ishte “i bindur se ai do të përshtatet shumë shpejt dhe do të bëjë një sezon të mirë