Lajmet e fundit

Kongresmeni amerikan, Eliot Engel, do të qëndrojë për një vizitë në Kosovë nga sot deri më 5 korrik.
Engel, anëtar i Dhomës Përfaqësuese të Kongresit të Shteteve të Bashkuara, demokrat nga Nju Jorku, gjatë kësaj vizite do të takohet me presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga.
Ai do të zhvillojë takime edhe me zyrtarë qeveritarë dhe përfaqësues të institucioneve të tjera vendit.
Engel, njihet si përkrahës i madh i çështjes së Kosovës.