Lajmet e fundit
Kongresmeni amerikan Eliot Engel ka qëndruar në Ferizaj, pasditen e së martës, ndërsa është pritur nga kryetari i komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa si dhe nga mësimdhënësit e Shkollës së Mesme të Ulët "Gjon Serreçi" dhe zyrtarët komunal të Ferizajt.

Engel ka vizituar disa nxënësit e kësaj shkolle, të cilët janë përfshirë na projektin e mësimit të gjuhës angleze, mësim këtë që tash e një vjet po e mban me sukses mësimdhënësja amerikane Vera Greene, në kuadër të fondacionit "Peace Corps" (Korpusi e Paqes) që drejtohet nga Enegel.
Nxënësit e kësaj shkolle kanë zhvilluar një bashkëbisedim të afër me kongresmenin amerikan Engel, ndërsa nuk kanë munguar as dhuratat e tyre për këtë personalitet të njohur të skenës politike dhe veprimtar të dalluar amerikan.
Kryetari i Ferizajt, Muharrem Svarqa ka shprehur kënaqësinë e tij që i është dhënë mundësia ta takojë këtë njeri që bëri shumë për Kosovën në rrugëtimin e saj për demokraci e pavarësi, duke vënë në spikamë kontributin e tij dhe të presidentit Rugova.
"Unë atëherë kur kam dëgjuar dhe lexuar për ju, asnjëherë nuk e kam ditur se një ditë do të kem kënaqësinë e rrallë të takohem me ju", ka theksuar Svarqa.
Ndërsa kongresmeni Engel ka thënë se ndjehet i lumtur që gjendet në këtë ambient shkollor dhe po përkrah "Korpusin e Paqes".
"Unë kam qenë një djalosh i ri, kur presidenti John Cenedi e ka themeluar këtë agjencion, dhe gjithmonë e kam përkrahur këtë agjencion dhe kam pasur dëshirë të vijë në Kosovë dhe ta përkrah edhe më tej. Lidhjet mes qytetarëve të Kosovës dhe Amerikës janë shumë të forta dhe ka qenë kënaqësia ime që kam kontribuar gjatë karrierës sime që këto lidhje t'i bëj edhe më forta. Shumë vite më parë kam thënë se Kosova do të jetë një vend i lirë dhe i pavarur dhe ajo ishte atëherë vetëm një ëndërr, por sot jam i gëzuar që kjo ëndërr është bërë e vërtetë", ka thënë Eliot Engel, duke shprehur besimin se bashkëpunimi me popullin e Kosovës do të vazhdojë edhe më tej.