Lajmet e fundit

Eliot Engel, kongresmen dhe kryetar i Komitetit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, është takuar dje me kryetarin e Preshevës, Shpiprim Arifi.
Në profilin e tij në Facebook, Arifi ka publikuar një fotografi të përbashkët me Engelin me me mbishkrimin "Foto e ditës: Me kongresistin amerikan dhe mikun e shqiptarëve, z. Eliot Engel".
Kongresisti amerikan, një mik i madh i shqiptarëve është takuar dje në Beograd edhe me kryetarin e Bujanocit, Shaip Kamberi.
Atje zyrtari amerikan është pritur në takim edhe nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, transmeton Klan Kosova.
Engel do të qëndrojë sot në Prishtinë ku do të marrë pjesë në ceremoninë e përurimit të ndërtesës së re të ambasadës amerikane në Kosovë.