Lajmet e fundit

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, është takuar me Kongresmenin Amerikan, Eliot Engel, dhe Ambasadorin e SHBA në Maqedoni, z. Xhes Bejli
Ahmeti ka falënderuar Engel për kontributin e madh për çështjen shqiptare në Ballkan dhe theksoi që mirënjohja shqiptare për rolin amerikan do të trashëgohet ndër breza.
Ai foli edhe për krizën politike aktuale në vend dhe tha që liderët duhet ta tejkalojnë vetën dhe të mendojnë për shtetin.
Reformat që nevojiten për ta bërë shtetin më të fuqishëm dhe institucionet më me integritet dhe më të besueshme tashmë janë pranuar nga të gjitha palët dhe duhet të zbatohet me konsensus shoqëror.
Pjesë e agjendës së dakorduar midis liderëve gjithashtu janë edhe marrëdhëniet ndëretnike, marrëveshja e Ohrit, marrëdhëniet me fqinjët dhe integrimi EuroAtlantik.