Artistet e njohura Elina Duni dhe Eda Zari si dhe aktivistë te AKIP kanë ftuar të gjithë qytetarët të bëhen pjesë e koncertit-protestë kundër ndërtimit të Hec-eve në Valbonë dhe kundër importit të mbetjeve.
Kjo protestë vjen me moton: “Të mbrojmë tokën,ujin ,ajrin, jetën!” dhe organizatorët theksojnë se nuk ka asnjë qëllim politik.
"Që të ngrihet një zë, që vërtetë të ekzistojë një zë i qytetarëve, i cili është i pavarur dhe që nuk duhet të frikësohet, sepse përfundimisht kjo është një demokraci dhe ne mund të themi se nuk jemi dakord me këtë gjë. Nuk jemi dakord me këto dy vendime. Na shqetësojnë", ka thënë Duni, shkruan Ora News.
Ndërsa Eda Zari ka thënë që ta sjellin sa më pranë mesazhin "Mos ma prek Valbonën!’, leje lumin e lirë dhe jo importit të mbetjeve në Shqipëri. Kjo është një nismë pa ngjyra politike".
Përfaqësues të AKIP paralajmëruan se do të ndjekin çdo formë për të mos lejuar importin e mbetjeve. Koncerti-protestë do të mbahet në Tropojë në datën 29 tetor dhe në 30 tetor në orën 18.00 Tiranë.
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.