Lajmet e fundit

Me kalimin e viteve, dalja e rrudhave është e pashmangshme për njerëzit. Por përveç moshës, janë edhe disa faktorë të tjerë që bëjnë t’iu dalin rrudhat e parakohshme, si ekspozimi i tepërt në diell, rënia në peshë, pirja e duhanit, stresi, përdorimi i barnave të caktuara, mungesa e vitaminës E.
Kur kremrat e shumtë nuk iu kanë dhënë efekte të dëshiruara, ne ju tregojmë recetën që lufton rrudhat. Kremin të cilin mund ta krijoni në shtëpinë tuaj, shërben për të minimizuar rrudhat nëpërmjet produkteve bimore.
Ju duhet vetëm 1 filxhan xhel Aloe Vera i freskët, 2 lugë çaji vitaminë E në formë vaji, 2 lugë çaji vaj kokosi ekstra i virgjër, dhe 1 lugë çaji acid L-Askorbik pluhur (vitaminë C).

Përzieni sëbashku të gjithë përbërësit dhe vendosini në një kavanoz qelqi të errët. Aplikojeni kremin 2 herë në javë gjatë darkës. Më pas ruajeni atë në frigorifer./ dritare.net