Lajmet e fundit
Reds janë eliminuar nga FA Cup, pasi befasisht u mposhtën nga Wolverhampton

Liverpool është eliminuar nga FA Cup, pas disfatës nga Wolverhampton me rezultat 2:1.
Golat për mysafirët i realizuan Richard Stearman një minutë pas fillimit të takimit dhe Andreas Weimann, pak para përfundimit të pjesës së parë.
Ndërsa, golin e vetëm për Reds e shënoi Divock Origi, katër minuta pa përfunduar ndeshja.