Fitorja 4-1 në ndeshjen e parë, krijoi komoditet për futbollistët e AZ Alkmaar që në Stamboll të luajnë pa presion.
Holandezët madje krijuan sonte epërsi të dyfishtë, kur fillimisht në pjesën e parë Seiya Maikuma, e në të dytën Denso Kasius, realizuan për 0-2, njofton Klankosova.tv.
Krejt çka mundën të bëjnë turqit para tifozëve të tyre, ishte ta barazojnë rezultatin me golat e Victor Osimhen dhe Roland Sallai, për ta mbyllur krejt takimin 2-2.
Në 1/8-ën e finales në UEFA Europa League, pos AZ, kaloi edhe Roma e cila e mposhti Porton në "Olimpico" 3-2, sidhe rumunët e Steaua Bukureshtit, që mundën grekët e PAOK me rezultat 2-0.
●●●
KRSHKRIMI NGA
kushtrim reshitaj
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.