Lajmet e fundit

Komisioni për verifikimin e dokumentacioneve dhe Senati i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, kanë eliminuar nga gara për rektor Jusuf Musliun dhe Azem Lajqin.
Isuf Musliu u eliminua për shkak se nuk i plotësoi kriteret e konkursit që i bie se nuk kishte thirrje akademike në asnjë universitet dhe Azem Lajqi që nuk e pati të kompletuar dokumentacionin e aplikimit.
Atij i mungoi vërtetimi se nuk eshte nën hetime.
Nesër këshilli Drejtues i UP-së do të intervistojë 4 kandidatët që synojnë postin e rektorit e që janë: Marjan Dema ,Nuredin Mestani ,Afrim Hamidi dhe Xhevat Berisha, njofton Klan Kosova.