Lajmet e fundit

Njëra është motra, e tjetra nusja, të dyja kanë një të përbashkët, Amosin, të cilin si Elia ashtu e Gigliola e duan njësoj fort.
Dy kunatat kanë lënë partnerët e tyre në shtëpi mbrëmjen e kaluar dhe kanë shkuar së bashku në eventin e “Geraldina Sposa”.
Elia dhe Gigliola kanë treguar edhe më herët që kanë një marrëdhënie shumë të mirë me njëra tjetrën, e njësoj u duk edhe mbrëmë teksa kanë pozuar krah njëra tjetrës.
Disa javë më parë çifti Amos Zaharia dhe partnerja e tij ishin të ftuar në programin një program televiziv, ku ndër të tjera nusja rrëfeu edhe marrëdhënien që ka me kunatën e saj Elia.
“Elia është natyrë e thjeshtë, shkojmë shumë mirë, kalojmë shumë orë bashkë dhe unë i shijoj pa fund kujtimet e tyre të fëmijërisë. Është një ndër pjesët më të bukura ajo e kujtimeve të fëmijërisë me Amosin…”, ka treguar Gigliola./bordo