Lajmet e fundit
Shikojini më poshtë dhe ndjehuni krenarë me këngëtaren tonë dhe shqiponjën e saj.

Dje Elhaida Dani, bashkë me konkurrrentët e tjerë të Eurovizion, ka bërë paradën tradicionale mbi tapetin e kuq në Vjenë.
Veshur me një fustan të verdhë përrallor, stiluar nga Valdrin Sahiti, Elhaida ka tërhequr vëmendjen e fotografëve të dhjetëra agjenci lajmesh të fokusuar mbi këngëtarët dhe delgacionet e vendeve të ndryshme që i shoqëronin.
Një nga personat që e shoqëron këtë vit është fotografja dhe mikesha e saj Orsola Mema, fotografja kryesore e Class Photography, para së cilës Elhaida nuk mund të mos ndalonte për disa foto ekskluzive,transmeton klankosova.tv