Lajmet e fundit

Është publikuar lista me radhitjen e interpretimeve për finalen e Eurovisionit.
Shqipëria do të këndojë e parafundit, përkatësisht e 26-ta me radhë.
Numri 26 do të jetë edhe kodi ku mund ta votoni pasi të bëhet hapja e votimit.
Sipas Prive.al, tre këngët e fundit që do performohen të shtunën cilësohen edhe si favorite për të fituar.
Para Elhaidës këndon Rusia e ndërsa e fundit Italia.
Edhe pse Rusia, Shqipëria dhe Italia këndojnë në fund, sondazhet zgjedhin këto shtete si Top 3.