09.05.2015 · përditësuar para 4102 dite1 min lexim
Fituesja e 'The Voice of Italy'' Elhaida Dani, ka zbuluar stilistin që po përkujdeset për dukjen e saj në Eurosong.
Ajo përmes një postimi të saj në Instagram të ngjitur me një video, ka treguar se Valdrin Sahiti është ai që do kujdeset për dukjen e saj në këtë festival, me mbishkrimin: ''Më në fund.. Këtu keni disa të dhëna nga ajo se çfarë do të vesh në #Eurovision, dhe sigurisht ja kush është ai që do më vesh..#valdrinsahiti'
Në emisionin e sontëm Prive, që fillon në 19:00, në Klan Kosova, do të mund të informoheni më gjerësisht për fustanin e Elhaidës.