Shqipëria është tronditur kohëve të fundit nga numri i shtuar i vrasjeve, të cilat më shumë po shquhen si atentate.
Lidhur me këtë temë, në emisionin “Kosova Today” ka diskutuar eksperti i sigurisë, Bedri Elezi, transmeton Klankosova.tv.
Ai thotë se krimi është duke lulëzuar në shtetin fqinj të Kosovës, derisa shton se organet e drejtësisë atje kanë një performancë të dobët.
“Në Shqipëri ka nisur të lulëzojë krimi, dhe vetgjyqësia po duket që po e merr vendin e parë dhe po është një hap para shtetit”, u shpreh Elezi.
Sipas Elezit, atentatet në Shqipëri po bëhen nga njerëz të trajnuar mirë, dhe janë mirë të organizuara.
https://www.youtube.com/watch?v=rWKoXVoNHtE
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.